Presidentja Osmani pret në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, flasin për vetingun

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 14:41
Presidentja Osmani pret në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, flasin për vetingun

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias.

Sipas Presidencës, gjatë këtij takimi, Osmani ka folur për nevojën e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë të Republikës se Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

“Presidentja Osmani theksoi se një proces i mirëfilltë dhe profesional i vetingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Si i tillë, procesi i vetingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja znj. Grainne McMorroë, zëvendës sekretari z. Schnutz Dürr, si dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Frank Poëer.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani shpjegoi nevojën e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë të Republikës se Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

Presidentja Osmani theksoi se një proces i mirëfilltë dhe profesional i vetingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Si i tillë, procesi i vetingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin profesional në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit të Venecias.

Presidentja Osmani shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni i Venecias i ka ofruar Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)