Kurti takohet me kongresistin Darell Issa, flet për nevojën për anëtarësimin në BE dhe NATO

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 14:49
Kurti takohet me kongresistin Darell Issa, flet për nevojën për anëtarësimin në BE dhe NATO

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me kongresistin amerikan, Darell Issa, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti në takimin me kongresistin ka theksuar nevojën e përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si qëllime kryesore gjeopolitike dhe strategjike të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri tha se Kosova tashmë po kontribuon për paqen dhe stabilitetin, duke shërbyer me krenari në misione përkrah partnerit dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u potencua rëndësia e rritjes së mbështetjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Ëashington D.C., Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kongresisti amerikan Darell Issa.

U diskutua për situatën gjeopolitike në Evropë dhe sigurinë e rajonit pas invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe parandalimin e ndikimit rus në Ballkan. U tha se të gjitha shtetet demokratike duhet të rreshtohen kundër luftës ilegale e agresore të Rusisë.

Kryeministri Kurti ritheksoi nevojën e përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si qëllime kryesore gjeopolitike dhe strategjike të Republikës së Kosovës.

Ai theksoi progresin e Kosovës në fushat si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe zhvillimin ekonomik.

Kryeministri tha se Kosova tashmë po kontribuon për paqen dhe stabilitetin, duke shërbyer me krenari në misione përkrah partnerit dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u potencua rëndësia e rritjes së mbështetjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

(Kosova Sot Online)