E rëndë/ Gjenden të varur 2 persona, policia jep detaje për ngjarjet

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 10:02
E rëndë/ Gjenden të varur 2 persona, policia jep detaje për ngjarjet

Dy persona janë gjetur të vdekur në Fier gjatë ditës së djeshme. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, ku shtetasja shtetasja F. R., 53 vjeçe është gjetur e vetëvarur në Lushnjë, ndërsa shtetasi S.B, 88 vjeç është gjetur i vetëvarur në Divjakë.

Viktimat janë gjetur të pajetë nga anae familjarëve, ndërsa dyshohet se në të dy rastet kemi të bëjmë me depresionin si shkak i vetëvrasjeve.

Njoftimi i Plotë:

Në fshatin Karbunarë, Lushnjë, është gjetur nga familjarët saj, e vetëvarur, shtetasja F. R., 53 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga depresioni.

Në fshatin Gradishtë, Divjakë, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur, shtetasi S. B., 88 vjeç, i cili vuante nga depresioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)