Në këtë shtet nuk u punua mirë në asnjë sistem të jetës dhe të punës, kjo çka sot po shohim dhe po përjetojmë është më shumë qesharake së sa serioze

Në këtë shtet nuk u punua mirë në asnjë sistem të jetës dhe të punës, kjo çka sot po shohim dhe po përjetojmë është më shumë qesharake së sa serioze
Në këtë shtet nuk u punua mirë në asnjë sistem të jetës dhe të punës, kjo çka sot po shohim dhe po përjetojmë është më shumë qesharake së sa serioze

Skender Mulliqi

  • 21 May 2022 - 09:19

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Po thuaj për gjithë këto vite nuk patëm forcë politike ne Kosovë, e cila premtojë për staza të gjata ! U thye morali dhe perspektiva e njerëzve të cilët shumë më shumë kanë pritur pas luftës. Kanë pritur zhvillime serioze politike dhe ekonomike ,dhe kanë pritur zhvillime shumë më pozitive në të gjitha fushat, dhe kanë pritur që të kenë një jetë shumë më të mirë se këtë që po kalojnë dhe mbijetojnë sot.

-Kur ndalemi dhe e analizojmë situatën në këto hapësira, tash e dy dekada të kaluara në përfundimi i luftës, në përballje me një proces shtet ndërtimi, me të drejtë shtrohen shumë pyetje. Çka më të vërtetë ndodhi shkurtazi në hapësirat ballkanike dhe në Kosovë? A janë zgjedhur modelet më të mira të qeverisjes më shtetin? Apo ekzistoj defekti te drejtuesit e shtetit? Në të gjitha këto pyetje ekzistojnë përgjigjet, të cilat kanë mundur të janë shumë më pozitive , e që nuk janë .Mendoj së shtetet që dolën nga ish-Jugosllavia, këtu bënë pjesë edhe Kosova, nuk e zgjodhën rrugën më të mirë të shtet ndërtimit dhe të mirëqenës së përgjithshme.

Neve po na intereson mbi të gjitha Kosova .Nuk u zgjodhën njerëzit adekuat në pushtet, apo edhe u vetë zgjodhën ! Patëm njerëz më bollëk të pa aftë që të marrin frenin e shtetit të shkatërruar nga flakët e luftës. Nuk u punua mirë në asnjë sistem të jetës dhe të punës! Kjo çka sot po shohim dhe po përjetojmë , është më shumë qesharake së sa serioze .Po jetojnë shumica në varfëri, më procese teknologjike të prapambetura, anafalbetizëm potencial. Ndoshta dikujt i duket kjo pak e ashpër ,por veq Sllovenisë të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia janë pak gjë shtete. Sikur është humbur arsyeja dhe sikur është humbur mëndja e shëndosh? Po thuaj për gjithë këto vite nuk patëm forcë politike ne Kosovë, e cila premtojë për staza të gjata ! U thye morali dhe perspektiva e njerëzve të cilët shumë më shumë kanë pritur pas luftës. Kanë pritur zhvillime serioze politike dhe ekonomike ,dhe kanë pritur zhvillime shumë më pozitive në të gjitha fushat, dhe kanë pritur që të kenë një jetë shumë më të mirë se këtë që po kalojnë dhe mbijetojnë sot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".