Parandalohet kontrabandimi i 33 iPhone’ve, Dogana jep detaje

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 10:13
Parandalohet kontrabandimi i 33 iPhone’ve, Dogana jep detaje

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e 33 telefonave në pikëkalimin kufitat të Aeroportit.

Sipas Doganës, malli është sekuestruar dhe lënda është referuar në procedurë kundërvajtëse.

“Njesitet Antikontrabande të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave, ku në e rast është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave Smart Phone. Malli është sekuestruar dhe lënda ështe referuar në procedurë kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)