Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 15:49
Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë

Ushqimet ballkanike po i pëlqejnë aq shumë saqë presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, nuk po di cilin të zgjedhë.

Pasi i shijoi qebapët e Beogradit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në vizitën e tij në Bosnjë e Hercegovinë, Michel i provoi edhe atë të Sarajevës, të cilët i përgatiti bashkë me të parën e këtij qytetit, Benjamina Kariq.

“Mos më pyesni cilët janë më të mirë”, ka shkruar Michel në Twitter, duke shpërndarë dy fotografitë të bëra bashkë në një.

Michel po qëndron në vizitë zyrtare në vendet e Ballkanit. Ai dje ishte në Tiranë ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe në konferencën e përbashkët me të tha se “Shqipëria është pjesë familjes tonë europiane”.

Ndërkaq, në mesazhin që dha Michel në Beograd tha se duhet përshpejtuar reformat për integrim në BE dhe se duan “përfitime konkrete për të gjithë qytetarët serbë dhe për të gjithë partnerët tanë në rajon”.

(Kosova Sot Online)