Komisioni diskuton pa media me Bordin e ZRRE-së, Hoti: Ata s’janë AKI

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 11:47
Komisioni diskuton pa media me Bordin e ZRRE-së, Hoti: Ata s’janë AKI

Avdullah Hoti ka reaguar pasi Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është duke diskutuar pa praninë e mediave me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Deputeti i LDK-së pyeti se përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura.

Ai shtoi se “pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?”.

“Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet”, shkroi ai në “Facebook”.

Ish-kryeministri deklaroi se publiku ka të drejtë të informohet plotësisht.

“ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat”.

(Kosova Sot Online)