Kurti edhe sot në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 09:17
Kurti edhe sot në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Kurti në këtë Forum do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Kryeministri Kurti e përfundoi vizitën gati 20-ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi sipërmarrës, senatorë e bashkatdhetarë.

Opozita e cilësoi dështim vizitën e Kurtit në Amerikë, për faktin se kryeministri nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë amerikan.

(Kosova Sot Online)