Kaosi me mbeturina në Prishtinë, reagojnë nga komuna

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 12:53
Kaosi me mbeturina në Prishtinë, reagojnë nga komuna

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar pasi sot gjendja me mbeturina në kryeqytet ka qenë kaotike, pasi këto të fundit nuk po grumbullohen nga kompania “Pastrimi”.

Ai në Twitter ka shkruar se janë duke punuar që të zhbllokojnë situatën mes kompanisë “Pastrimi” dhe kompanisë për menaxhimin e deponive.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)