Oborri i Rektoratit vazhdon të jetë i bllokuar

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 14:32
Oborri i Rektoratit vazhdon të jetë i bllokuar

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës ndodhen në oborrin e Rektoratit, aty ku pati kanosje për shpërthim të mundshëm.

Oborri është rrethuar me shirita të policisë, teksa ngjarja po përcillet edhe nga mediat.

Policia e Kosovës informon se alarmi për një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është pranuar përmes postës elektronike.

(Kosova Sot Online)