E rëndë: 21-vjeçarja nga Prishtina dërgohet në QKUK pasi konsumoi barna e alkool, dyshohet se u shtyt në vetëvrasje

  • E.K /
  • 25 May 2022 - 13:03
E rëndë: 21-vjeçarja nga Prishtina dërgohet në QKUK pasi konsumoi barna e alkool, dyshohet se u shtyt në vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku një vajzë e re është dërguar në spital pasi u gjet pa ndjenja në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Burime nga Emergjenca kanë thënë për Sinjalin se janë njoftuar nga Policia që dy vajza kanë deklaruar se 21-vjeçarja dyshohet se ka pirë tableta dhe alkool.

Ekipi i urgjencës i është përgjigjur thirrjes për ndihmë duke dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast 21-vjeçarja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Burimet e Sinjali brenda QKUK-së bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e vajzës është stabile dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas informatave të para, rasti ka të bëjë me shtytje në vetëvrasje, pasi edhe prokurori ka marrë vendim që të iniciohet kjo vepër.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

(Kosova Sot Online)