Sistemi gjyqësor dhe prokurorial urgjentisht të spastrohet nga “supermenët” e korruptuar me paga astronomike që i përfitojnë kot edhe duke mos punuar

Sistemi gjyqësor dhe prokurorial urgjentisht të spastrohet nga “supermenët” e korruptuar me paga astronomike që i përfitojnë kot edhe duke mos punuar
Sistemi gjyqësor dhe prokurorial urgjentisht të spastrohet nga “supermenët” e korruptuar me paga astronomike që i përfitojnë kot edhe duke mos punuar

Muhamet Kelmendi

  • 25 May 2022 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Të ardhurat personale shkojnë deri në 2500-3000 Euro në muaj. Dhe këto paga këtyre nuk u mjaftojnë. Ndërsa, duke punuar kështu në organizata dhe institucione të tjera , vijnë me punën e tyre në kundërshtim me ligjin dhe me drejtësinë në vend.

Çështja e përfitimeve të paligjshme dhe në kundërshtim me etiken e prokurorit dhe të gjyqtarit është dukuri që e kanë dhe po e kryejnë shumë nga ata që punojnë në sistemin e drejtësisë. Pozita si anëtar i KGJK-së apo KPK-së, si gjyqtar dhe prokuror, ka bërë që ata të kryejnë detyra të ndryshme brenda afatit të punës dhe në kundërshtim me Ligjin mbi konfliktin e interesave, në subjektet e ndryshme që janë edhe objekt i "hetimeve" të ndryshme kriminale dhe gjyqësore. Kështu kemi të punësuar nga këta nëpër firma të ndryshme, nëpër shkolla profesionale dhe në shumë kolegje të Kosovës, nëpër organizata civile që nuk u dihet nga ju vijnë burimet financiare etj.

Puna e tyre kërkohet edhe ne shoqata gjoja shkencore, fetare, "analitike" dhe në shërbime të ndryshme. Ka gjithashtu që punojnë edhe në shërbime të shërbimeve të ndryshme shumë të rrezikshme dhe të dëmshme. Elementet e tillë nuk kanë fare kulturë dhe etikë. Ata nuk respektojnë ligjet. Për ta është çdo gjë paraja. Ajo qëndron mbi interesat e shtetit. Ndaj nuk është fare çudi për të dhënat që tregojnë se nga KGJK dhe KPK, nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme mbi 70% marrin punë jashtë punës se tyre zyrtare. E keqja këtu është se shumë punë që kryejnë nga gjyqtarët dhe prokurorët është në kundërshtim me ligjin dhe natyrisht e ndaluar për të kryer ato punë nga prokurorë dhe gjyqtar. Atë jua ndalon ligji dhe natyrisht se është kundër detyrës dhe etikës që kanë. Në sistem të drejtësisë ata janë të punësuar për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndarë drejtësinë. Për atë paguhen me paga jashtëzakonisht të larta.

Të ardhurat personale shkojnë deri në 2500-3000 Euro në muaj. Dhe këto paga këtyre nuk u mjaftojnë. Ndërsa, duke punuar kështu në organizata dhe institucione të tjera , vijnë me punën e tyre në kundërshtim me ligjin dhe me drejtësinë në vend. Ka subjekte private që tërësisht mund ta kontrollojnë sistemin e drejtësisë dhe edhe tërë pushtetin. Ka edhe ministra dhe zëvendëskryeministra, këshilltar etj., që punojnë në të njëjtën kohë nëpër institucione publike e private. Angazhohen në kolegje, në institucione private civile, në organizata dhe shoqata civile jo qeveritare etj. Ata i gjejmë në çdo "analizë" që bëhet nga shtetet e mekanizmat ndryshëm. Faktet e tilla tregojnë se Kosovës domosdo i duhet një spastrim i thelle i sistemit të drejtësisë në tërësi.

Këtu nuk bënë punë vetëm Ligji mbi spastrimin e sistemit të drejtësisë, por duhen edhe masa të tjera për të ndëshkuar veprimet e tilla, të cilat e devijuan ligjin dhe shkatërruan shumë sistemin në tërësi. Natyrisht se këta njerëz janë të fortë. Mjafton vetëm një ditë të shkosh nëpër vendet e punës dhe shikon se sa gjenden në vendin e punës! Nëpër gjykata dhe nëpër prokurori ikin ata nga puna. Nuk gjinden aty. Ata gjenden në sektorin privat, në analiza gjoja e duke kryer punë të ndryshme. E dëmshmja është se edhe puna e tyre është e dyshimtë dhe shkon ndesh me interesat e punës publike dhe etiken juridike të punës që e kryejnë dhe me vetë institucionet e shtetit. Këtu nuk është fjala vetëm për punë të drejtë dhe ligjore, por për punë të dyshimtë dhe shumë konfliktuoze. Këtej nuk kanë guxim organet e shtetit, si institucionet e luftimit të dukurive antishtetërore, të intervenojnë. Ata janë të fortë sepse shërbimet e tyre janë në interes të subjekteve të jashtme që kanë shumë financa dhe ndikim në vend. Këto subjekte po i futin në zbatim interesat e tyre politike dhe këtej edhe njerëzit e gjykatave dhe prokurorive e ndijën veten të fortë. Ata janë aktualisht të paprekshëm në punën që e kryejnë. Lidhshmëria në mes tyre është e fortë. Gjyqtari mbron gjyqtarin, kolegun, subjektin dhe prokurorin.

E prokurori e mbron kolegun dhe mikun që i ka ndihmuar. Pra, janë shumë të lidhur dhe është e rëndë thyerja e këtij zinxhiri të lidhshmërisë së tyre. Po shteti nuk mund t'i toleroje më. Është koha e fundit që duhet të intervenohet dhe masat përgjegjëse të thellohen. Kësaj pune i ndihmon shumë Ligji mbi spastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë. Këtu e kemi Ligjin mbi konfliktin e interesave dhe atë duhet vënë në jetë. Nuk duhet lejuar punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të organe të pushtetit, të ministrave etj. nëpër institucione të dyshimta private e organizata gjoja civile por shumë të rrezikshme për shtetin.

Ekzistimi i qindra OJQ-ve, organizatave civile në vend, me qindra shkolla dhe firma që nuk u dihet puna dhe veprimtaria e mirëfilltë; shumë kolegje dhe firma të ndryshme nuk jetojnë vetëm me punë të pastra. Atu ka shumë çështje e veprimtari të dyshimta. Kosova nuk ka kapacitete, nuk ka as nevojë sepse nuk është vend me 10 a 15 milionë banorë që të kemi numër të tillë te organizatave civile dhe të shollave e të kolegjeve. Është mbushur vendi me të ashtuquajtur analistë! Jo. Këtë nuk duhet lejuar për tu kaluar në heshtje dhe pa u hetuar. Ato veprimtari, në të shumtën e rasteve financohen nga burimet e dyshimta dhe këtu nuk duhet lejuar punën e këtyre subjekteve të dyshimta dhe të rrezikshme. Nuk duhet lejuar ministrin, gjykatësin as prokurorin që të punon nëpër ato kolegje dhe institucione civile. Me punën e tyre në ato institucione paralele atje, vetëm sa i sjellin dëme sistemit të drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".