Nipi rrah gjyshin në Gjilan, e godet me kokë në fytyrë

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 08:43
Nipi rrah gjyshin në Gjilan, e godet me kokë në fytyrë

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Gjilan. Atje, nipi ka rrahur gjyshin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku i dyshuari e ka goditur me kokë në fytyrë viktimën, duke e bërë kështu për spital.

I moshuari ka pranuar tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 26.05.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./

(Kosova Sot Online)