Burri në Japoni ‘bëhet’ qen, shpenzon mijëra euro për këtë dukje

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 10:54
Burri në Japoni ‘bëhet’ qen, shpenzon mijëra euro për këtë dukje

Një japonez thotë se ka përmbushur ambicien e tij të përjetshme për t’u dukur si një kafshë, pasi shpenzoi 14,600 euro për një kostum qeni.

Sipas medieve të huaja, burri i cili quhet Toko-san, porositi kostumin te agjencia e quajtur Zeppet, të cilës iu deshtë 40 ditë për ta krijuar kostumin me porosi të racës Collie.

Duke postuar foto të tij me kostum, Toko-san tha: “E bëra kostumin Collie pasi duket e vërtetë kur e vesh.

“Mendova se do të ishte më mirë nëse do të merrja një kostum qeni”.

(Kosova Sot Online)