Në vitin e dytë të Qeverisjes akoma në pritje, Qeveria Kurti ta mbaj premtimin, ta zbaton ligjin dhe lufton krimin

Blerim Burjani

  • 27 May 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Kur është fjala te skandali që është bërë publik tek Dogana, lirisht mundë të themi se të gjithë të punësuarit në këtë institucion, që janë marr me korrupsion, është normal se duhet të largohen nga puna. Numri i keqbërësve është akoma shumëfish më i madh por ende nuk ka reagim, hetim dhe zbulim më të gjerë ndaj personave të cilët i kanë shkelur parimet e punës dhe janë pasuruar.

- Shpresat për ta luftuar pa kompromis korrupsionin ishin akoma më të mëdha pas fitores së VV-së por qe një vit e më shumë të qeverisjes së VV-së, akoma është shumë larg realizimi i premtimit në këtë segment të shtetit të së drejtës.

Akoma nuk kemi rezultate shumë të prekshme në zbulimin dhe luftimin e korrupsionit të mbledhur prej vitesh, të pa hetuar, të pa zbuluar dhe të pa ndëshkuar. Sidoqoftë kohë ka akoma prandaj edhe duhet të presim e të kërkojmë që reagimi të jetë më i shpejtë dhe pa asnjë kursim e pa hezitim, nëse vërtetë dëshirohet të realizohet premtimi dhe të arrihet qëllimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".