Aliu: Kosova s’ka kapacitete ujore, sfidë degradimi i ambientit e zgjerimi i deponive

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 11:08
Aliu: Kosova s’ka kapacitete ujore, sfidë degradimi i ambientit e zgjerimi i deponive

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë sfidat e këtij dikasteri, janë kapacitetet e vogla ujore, ballafaqimi me mbeturinat e ndotja e ajrit nga deponitë e mëdha në vend.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ministri Aliu tha se rezervat e ujit në Kosovë janë vetëm 50 milionë kub ujë, të cilat qëndrojnë në rezervarët e ndërtuara shumë moti.  

“Targetet kryesore tre fikuset kryesore të ministrisë janë çështja e ujërave, sepse kapacitetet ujore në vendin tonë janë mjaft të limituara. Rezervat tona të ujit janë jashtëzakonisht të vogla pasi lumenjtë dalin nga vendi ynë. Kemi 50 milionë metra kub ujë të rezervuar në vendin tonë në rezervarët e ndërtuara nga e kaluara”

Aliu tha se krahasuar me Shqipërinë, Kosova ka rreth 80 për qind më pak kapacitete ujore.

“Aspekti tjetër me të cilin targeti e fokusi tjetër është mjedisi, e që ka të bëjë edhe me ajrin edhe me helmimin e tokës. Kur flasim për tokën e keni parasysh mbeturinat, ato të rrezikshme dhe në veçanti mbeturinat urbane. Dua të theksoj se gjendja në vendin tonë është mjaft e rëndë, sepse bëhet në deponi e të cilat synojnë të zgjerohen dhe kanë ndikime të shumta në helmimin e tokës dhe degradimin e ambientit. Ka qenë praktikë që të hapet deponi të reja e të kapsullohen e ky trend duhet me u përfundu me një përfundim i cili duhet të jetë në harmoni me politikat e Bashkimit evropian. Sipas kësaj, prioritet i jepet riciklimit, ripërdorimit të tyre, prodhimit të energjisë nga to, e deponimi i tyre”, tha Aliu.

(Kosova Sot Online)