Konfiskohen 12 dele dhe 12 dhi në kufirin Serbi-Kosovë

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 11:15
Konfiskohen 12 dele dhe 12 dhi në kufirin Serbi-Kosovë

Disa ditë më parë, dy të dyshuar janë vërejtur nga policia se po kontrabandojnë kafshë në kufirin Serbi-Kosovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës dy të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët 12 dele dhe 12 dhi janë konfiskuar nga dogana.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti nën hetime.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 26.05.2022 – 04:30. Njësitë policore kanë vërejtur dy të dyshuar me disa kafshë duke kaluar kufirin Serbi-Kosovë dhe pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët (12 dele dhe 12 dhi) janë konfiskuar nga dogana. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)