S’ishte në varrim, Hysni Gucati sot i shkon te varri babait të tij

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 14:50
S’ishte në varrim, Hysni Gucati sot i shkon te varri babait të tij

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, ka vizituar sot varrin e babait të tij, në varrezat e fshatit Marinë.

Gucati, i cili është dënuar me burg nga Gjykata Speciale, nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ka ndërruar jetë më 27 maj.

Në fotograitë e siguruara nga Tëvë1, ai sot është parë pranë varrit të babait të tij, i shoqëruar nga Policia e EULEX’it.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)