Persona të armatosur grabisin në termocentralin “Kosova A”

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 15:21
Persona të armatosur grabisin në termocentralin “Kosova A”

Dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur disa kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”, sot rreth orës 03:00.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovdi, e ka konfirmuar rastin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja  të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”.

Borovci gjithashtu ka thënë se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)