66 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 08:24
66 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 66 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, pesë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë rast vdekjeje.

Janë shëruar edhe 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 148.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës.

Deri më sot 823 mijë e 35 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102 mijë e 721 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)