Lexoni edhe:
Kryeministri në Samitin e Ohrit, të dëshmoj dhe bindur edhe të tjerët pse nuk duhet pranuar “Ballkanin e Hapur”!
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme në Vushtrri. Siç njofton policia,i dyshuari mashkull ka shtënë në drejtim të viktimës mashkull duke e plagosur në të dy këmbët.
Policia njofton se viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë, nga ku është liruar.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari është sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares nuk ka pasoja në njerëz, thuhet në raportin e policisë, transmeton Gazeta Express.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË /Rr. Hamdi Krasniqi, Vushtrri 30.05.2022 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)