Kryeministri në Samitin e Ohrit, të dëshmoj dhe bindur edhe të tjerët pse nuk duhet pranuar “Ballkanin e Hapur”!

Kryeministri në Samitin e Ohrit, të dëshmoj dhe bindur edhe të tjerët pse nuk duhet pranuar “Ballkanin e Hapur”!

Hajrullah Tërnava

  • 31 May 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Iniciativa për riaktivizimin e projektit të „Ballkanit të Hapur“ në samitin e Ohrit është një provokim i radhës sepse shumica e shteteve po e kundërshtojnë këtë iniciative, dhe sikur Serbia ta njihte pavarësinë e shtetit të Kosovës, dhe të ishte e ftuar në këtë Samitin e Ohrit si shtetet tjera të pavarura ndoshta do ta kishte kuptimin e vetë edhe ky Samit, por në këtë situatë të tanishme sikur që gjendet Kosova, është e kuptueshme që nuk ja vlen të merr pjesë në këtë Samit për „Ballkanin e Hapur“.

Kjo iniciativë që po vazhdon akoma të jetë aktuale dhe me agjenda të vazhdimit të takimeve për ta diskutuar, lirisht mundë të llogaritet si edhe një provokim tjetër i radhës në raport me shtetet që po e kundërshtojnë atë, duke përfshirë Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, nga koalicioni i liderëve që mbështesin idenë e Ballkanit të Hapur, e që ky koalicion pritet të zgjerohet me pjesëmarrjen dhe mbështetjen edhe nga ana e Kryeministrit të Malit të Zi. Po e them kështu pasi që parimisht Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka mbështetur së fundi iniciativën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se nuk ka asnjë gjë të keqe për vendin që po e qeveris ai duke konfirmuar se do të jetë pjesëmarrës edhe në samitin e Ohrit i cili do të mbahet në datat 9 dhe 10 Qershor. “Do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.

Do të shkoj në cilësinë e kryeministrit”, citohet të ketë thënë Abazoviq. Ai madje ka theksuar se çdo iniciativë rajonale, e cila mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që duhet pranuar. “Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm që thotë se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo politikan, le ta thonë. Nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm nga shteti”, citohet deklarata e Abazoviçit. Kjo deklaratë e tij vjen vetëm pak ditë pasi ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e kishte ftuar sërish kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. Edhe pse Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë aktualisht Kundër kësaj Nisme të Vuçiqit dhe Edi Rames. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç me kohë e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, që sipas tij kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo që përfiton më së shumti!!.

Tani është rasti ideal që edhe Kryeministri i Kosovës ta vlerësoj se a është rasti i duhur që në Samitin e Ohrit për “Ballkanin e Hapur” të merr pjesë në mënyrë që aty ta thotë me fakte pse duhet të kundërshtohet kjo nismë dhe të pamundësohet, jo vetëm nga Republika e Kosovës dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe nga të tjerët, edhe nga Mali i Zi e Shqipëria e Maqedonia, për ta pamundësuar planin e Presidentit serb për dominim dhe rikonstruktim të mini Jugosllavisë së re të dominuar politikisht dhe ekonomikisht nga ndikimi dhe dominimi i Serbisë.

Edhe nëse vendosë Kryeministri i Kosovës të marr pjesë në këtë Samit, duhet që të kontribuoj me fakte pse nuk ja vlen të vazhdohet me këtë iniciativën për „Ballkanin e Hapur“ dhe nga ky Samit njëherë e përgjithmonë të konstatohet se projekti i Ballkanit të Hapur është një dështim për të gjitha shtetet që planifikohet të marrin pjesë në Samit, sepse për këtë iniciativë po kanë rezerva dhe kundërshtime edhe shtete të tëra të BE-së, prandaj nëse argumentohet sikur që mos të vazhdohet me këtë mënyrë më ky „Ballkan i Hapur“, atëherë do ia vlente që të shkohet në Samitin e Ohrit dhe në mënyrë decidive të argumentohet qëndrimi i shtetit tonë Kundër Ballkanit të Hapur me fakte bindëse edhe për të tjerët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".