Kryeakademiku kosovar: Shqipëria s’duhet ta përkrahë Serbinë për “Ballkanin e Hapur”

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 13:02
Kryeakademiku kosovar: Shqipëria s’duhet ta përkrahë Serbinë për “Ballkanin e Hapur”

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, thotë se Shqipëria nuk duhet të përkrahë Serbinë në projektin “ Ballkani i Hapur” në dëm të Kosovës. 

Kraja u shpreh se Rama s’mund të flasë për një president të përbashkët e në anën tjetër të bëhet zëdhënës i Serbisë për Ballkanin e Hapur.

“Nuk mund të diskutojmë sot në stilin që duhet të bëjmë një president ose duhet të bashkohemi, e në anën tjetër bëhesh zëdhënës i Serbisë për çështjen e “Ballkanit të Hapur.” Në këtë pikë udhëheqja e Shqipërisë duhet të jetë më konsistente, më e qartë në punët e veta. Unë mendoj që ende është koha për dy shtete sovrane, të cilat e respektojnë njëra-tjetrën, zhvillojnë bashkëpunim në të gjitha fushat, atë ekonomik, politike e kulturore, sepse kemi të njëjtat interesa dhe të njëjtin identitet. Por përkundër kësaj po ndodh ajo që Shqipëria shpesh po shkon një hap më tej se vetë Serbia në këto punët rreth “Ballkanit të Hapur.” Të mos harrojmë se në Davos të Zvicrës vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e tha se e kemi mbështetjen e Shqipërisë më shumë se të çdo vendi tjetër. Nuk ka asgjë të keqe në mbështetjen që një shtet ia bënë shtetit tjetër, por kjo mbështetje nuk mund të kalojë në kurriz të Kosovës”, ka thënë Kraja.

(Kosova Sot Online)