Parlamenti i Shqipërisë para provimit serioz, në pritje të Rezolutës për ndëshkimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Parlamenti i Shqipërisë  para provimit serioz, në pritje të Rezolutës për  ndëshkimin e krimeve të Serbisë  në Kosovë
Parlamenti i Shqipërisë  para provimit serioz, në pritje të Rezolutës për  ndëshkimin e krimeve të Serbisë  në Kosovë

Shefik Shkodra

  • 31 May 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Unë nuk them se Shqipëria duhet të paraqitet me një politikë agresive, gjithnjë në çdo rast për shkak të Kosovës. Është e drejtë e pamohueshme që të luftohet kundër së keqes. Është e drejtë e pamohueshme përkrahja e më të dobëtit. Dhe është e drejtë e pamohueshme që të anosh kah pjesëtarët e kombit, kudo që ndodhen. Për këtë do të thosha se, është dashur edhe më herët që Shqipëria të gjendet në krah të shqiptarëve të Kosovës, kjo nuk diskutohet, pse. Së paku me një rezolutë deri më tash.

-Pas një zhurme, si inovacion teorik e shpikje për integrim të Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin për shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas gjithaq shqetësimeve për Serbinë në dialog me Kosovën; pas atyre takimeve të Edit me Vuçen, si përkëdhelje, e pas përpjekjeve për ndarje të Kosovës në këtë shekull, që t’ia bëjë qejfin si “vëllait”, duke mos pasur dertin e shqiptarëve dhe tokave të tyre, pas disa manifestimeve edhe kulturore me serbët, më në fund e forcoi edhe më tej idealin e vet me mohimin e krimeve dhe gjenocidit të ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, me mos votimin e një rezolute të paraqitur nga deputetë të opozitës.

Kjo ishte pika më nevralgjike për Republikën e Shqipërisë, në atë pikë që ngërthen edhe elemente humanizmi. Dhe kjo sjellje e habit botën demokratike. Veprimet e tilla, si përpjekja për ndarjen e Kosovës, mos dallimi i agresorit pushtues i dhunshëm, me një luftë jashtë normave ndërkombëtare, do të thotë, me mbi 8000 viktima vetëm në një lokalitet nga ushtria serbe, s’ është krejt normale. Distancimi nga këto veprime të cilitdo shtet do të ishte çështje politike, por edhe humane. Përkrahësit e këtyre krimeve janë të barabartë me vepruesit.

Unë nuk besoj se e gjithë Shqipëria e bën këtë refuzim dhe përkrah diç antinjerëzore, as që do ta bënte në asnjë kohë, e as që do të gjente kënaqësinë në emër të këtyre viktimave. Krimi është krim. E gjithë Shqipëria nuk do të pajtohet as për ndryshim të kufijve të tokave shqiptare. Njësoj, këtë Rezolutë të krimeve në Bosnje, nuk do ta mohonte e gjithë Shqipëria, këtë e ka bërë partia në pushtet e Edi Ramës, me shumicën e votave (51) të Partisë Socialiste dhe i ka mohuar krimet dhe gjenocidin. Edi Rama dhe rrethi i tij e di mirë, se, Serbia nuk e ka dënuar Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës. Me pak ndryshime po përpiqet kryeministri shqiptar të dallojë nga politika e Beogradit. Ndoshta, Partia Socialiste e shqiptarëve del të jetë simotër e partisë apo partive të Serbisë. Megjithatë, nuk ruan kurrfarë balance mirëkuptimi e paqeje. Nëse është në kundërshtim me partitë që e qeverisin Serbinë, nuk do të thotë se, tash duhet të shkatërrohet krejt Ballkani Perëndimor, ngase ata për dallim nga pjesëtarët e partive shqiptare, udhëhiqen me një platformë krejt tjetër.

Planifikimet e tyre janë histori të vjetra. Askush nuk i ngacmon. Janë vetë alergjik ndaj të tjerëve dhe dhunues e pushtues sidomos ndaj tokave shqiptare. Çdo të drejtë të tjerëve ua mohojnë, çdo krim njerëzor nga ana e tyre e adhurojnë, e glorifikojnë dhe e mbrojnë...Në Serbi (politika e Serbisë) zhvillohet me mashtrime, me gënjeshtra, me kriminalitet. Në Serbi paqen politikanët e mbajnë pezull, ngase rusët përherë janë diktuesit e kursit politik për ta. Unë nuk them se Shqipëria duhet të paraqitet me një politikë agresive, gjithnjë në çdo rast për shkak të Kosovës.

e drejtë e pamohueshme që të luftohet kundër së keqes. Është e drejtë e pamohueshme përkrahja e më të dobëtit. Dhe është e drejtë e pamohueshme që të anosh kah pjesëtarët e kombit, kudo që ndodhen. Për këtë do të thosha se, është dashur edhe më herët që Shqipëria të gjendet në krah të shqiptarëve të Kosovës, kjo nuk diskutohet, pse. Së paku me një rezolutë deri më tash. Me një padi ndërkombëtare që do t’ia bënte Serbisë, pa u hidhëruar me Vuçiqin, por duke ia bërë të ditur se, nuk shkohet koha gjithmonë me krime njerëzore. Nuk mund të paragjykojmë, por me paraqitjen e rastësishme të një Rezolute për dënimin e masakrave në Kosovë, de fakto, këtë herë do të verifikohet edhe më bindshëm, të shihet çfarë qëndrimi dhe çfarë vendimi do të merret nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".