Turqia zotohet se do ta ndihmojë Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshill të Europës

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 13:39
Turqia zotohet se do ta ndihmojë Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshill të Europës

Ambasadori turk në Kosovë, Çagrı Sakar, ka përcjellë mesazhin e shtetit të tij se do të ndihmojë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Europës.

Ai këtë e tha në një takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, me të cilin foli për hapat e ardhshëm se si mund të ndihmohet.

“Fokusi kryesor i këtij takimi ishte aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ambasadori Sakar u interesua për hapat e ndërmarrë, derisa zëvendësministri Ahmeti e njoftoi me procesin kompleks të aplikimit dhe mundësitë ku Turqia do të mund të ndihmonte Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ahmeti dhe Sakar diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera në mes të dyja vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Në fund, Ahmeti e falënderoi Sakar për mbështetjen e përhershme të Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera.

(Kosova Sot Online)