Abdixhiku i kërkon Tuskut ta ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në Këshill të Evropës

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 13:46
Abdixhiku i kërkon Tuskut ta ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në Këshill të Evropës

Lideri i LDK-së, është takuar me Donald Tusk, presidentin e EPP-së, gjatë vizitës në kongresin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se ka kërkuar që ta ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vizitën në Kongresin e EPP-së (Partive Popullore Evropiane) që mbahet sot dhe nesër në Roterdam, e nisa me pritjen e Presidentit Donald Tusk.

Me Presidentin Tusk, një përkrahës i vazhdueshëm i aspiratave shtetërore të Kosovës, biseduam për zhvillimet politike në vend, proceset e LDK-së, si dhe domosdoshmërinë e ecjes së Kosovës drejt familjes euro-atlantike. Presidentin Tusk e falënderova për kontributin e tij të deritanishëm; dhe njëkohësisht i kërkova vëmendjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në rajon.

Në mënyrë të veçantë kërkova që, Partia Popullore Evropiane, grupacioni më i madh politik në BE, të mbështesë pa rezervë dhe ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158950318832759

(Kosova Sot Online)