Gjykata ukrainase dënon me burg dy ushtarë rusë për krime lufte

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 13:56
Gjykata ukrainase dënon me burg dy ushtarë rusë për krime lufte

Një gjykatë ukrainase dënoi të martën, me nga 11 vjet e gjysmë burg dy ushtarë rusë të kapur rob për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore. Ky është vendimi i dytë që jepet me akuzën për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, të cilët dëgjuan vendimin duke qëndruar në një qeli xhami të përforcuar në gjykatën e qarkut Kotelevska në Ukrainën qendrore, u deklaruan ‘fajtorë’ javën e kaluar.

Bobykin dhe Ivanov u shpallën fajtorë për “shkelje të ligjeve të luftës” në fund të një gjyqi që filloi në mes të muajti maj në qytetin e Poltava, sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Interfax, sipas të cilës, të dy të pandehurit “e pranuan plotësisht fajin dhe u deklaruan të penduar”./rel

(Kosova Sot Online)