Manastiri i Deçanit kthehet në Google Maps dhe atë në gjuhën shqipe

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 14:27
Manastiri i Deçanit kthehet në Google Maps dhe atë në gjuhën shqipe

Në aplikacionin “Google Maps” është rishfaqur emri i Manastirit të Deçanit, një prej katër monumenteve të UNESCO-s në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur manastiri pas heqjes së djeshme të shenjës, për çka ishte ankuar edhe vetë manastiri.

“Pas heqjes së djeshme të emrit të Manastirit të Deçani në ‘Google Maps’, pas ndërhyrjes së shpejtë të ekipit tonë të TI-së, emri i manastirit është rikthyer në hartë. Shpresojmë që incidente të tilla të mos ndodhin më” ka shkruar në Twitter Manastiri i Deçanit.

Dje manastiri njoftoi se tabela me emrin e Manastirit të Deçanit ishte zhvendosur nga Google Maps dhe se ky ishte rasti i dytë brenda këtij viti.

Tashmë në Google Maps Manastiri i Deçanit figuron në gjuhën shqipe.

(Kosova Sot Online)