Shqipëria merr për 30 ditë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Rama: Ditë historike

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 09:12
Shqipëria merr për 30 ditë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Rama: Ditë historike

Ditën e sotme vendi ynë merr për 30 ditë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS-OKB-së gjatë mandatit të saj në Këshill, ndërsa kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një videomesazh ku thotë se fokusi kryesor në këtë afat kohor është mbrojtja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të cilat sipas tij po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës.

Mbishkrimi:
MIRËMËNGJES
dhe në këtë ditë historike për Shqipërinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur për herë të parë në histori vendi ynë merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë

“U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat nga Darfuri në Mianmar. Lufta në Ukrainë ka tronditur rendin botëror. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive. Ngjarja e parë e Shqipërisë në presidencën e saj të KS, i kushtohet llogaridhënies dhe drejtësisë”-thotë kryeministri në videomesazh.

(Kosova Sot Online)