Pamje të rënda, i riu i vë flakën vetes

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 10:19
Pamje të rënda, i riu i vë flakën vetes

Skena tragjike u zhvilluan në Kullën Galata në Stamboll kur një 28-vjeçar i vuri flakën vetes. Më herët ai ka bërë shëtitje në zonë i veshur me kostumin e Charos.

I riu ka derdhur lëng të ndezshëm mbi rrobat e tij dhe më pas i ka vënë flakën vetes.

Shikoni videon e rëndë:

Tregtarët e zonës përreth kanë ndërhyrë me një zjarrfikës , ndërsa një turmë njerëzish kanë parë të tronditur teksa burri bie përtokë. Por, që atëherë askush nuk e ka ndihmuar dhe siç theksojnë shumë përdorues të Twitter-it turk, kanë qëndruar joaktiv përballë spektaklit të tmerrshëm, duke regjistruar vetëm incidentin me celularët e tyre.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca , të cilët e kanë dërguar në spital dhe janë konstatuar se kishte djegie të shkallës 2 dhe 3.

Në xhep iu gjet një biletë autobusi nga Konia Brenda çantës së djegur të të riut është gjetur një tabletë, të cilën policia e ka marrë dhe e ka hetuar. 

(Kosova Sot Online)