Alarmi i kuq është ndezur, Republikës së Kosovës po i rrezikohet sovraniteti territorial

Alarmi i kuq është ndezur, Republikës së Kosovës po i rrezikohet sovraniteti territorial
Alarmi i kuq është ndezur, Republikës së Kosovës po i rrezikohet sovraniteti territorial

Muhamet Kelmendi

  • 01 June 2022 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia merr investime shumë më shumë se shtetet tjera e kanë një pozitë shumë të privilegjuar dhe qëndron shumë afër me politikën e Francës, Spanjës dhe të disa shteteve tjera. Franca është shumë afër Serbisë dhe po bënë veprime në llogari të saj. Në BE kemi një frenim në ndërtimin e raporteve të njëjta për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Franca dhe shumë shtete tjera janë dhe kanë deklaruar Asociacionin serb në Kosovë si formë të zgjidhjes gjoja të raporteve Kosovë-Serbi.

-Mbi " Ballkanin e Hapur" është shkruar shumë dhe pothuajse të gjithë nga Kosova janë kundër këtij mekanizmi. "Ballkani i Hapur" është subjekt i krijuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut". Natyrisht se nuk ka ndonjë subjekt ndërkombëtar si garantues. Nuk është as BE, as SHBA dhe ndonjë subjekt ndërkombëtar tjetër relevant. Në këtë kuadër e kemi qëndrimin e Berlinit për Procesin e Berlinit si formë e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Parisi qëndron për një mekanizëm të vetëm të shteteve të Ballkanik. Duket se disa shtete të kësaj ane as anëtarësimin e tyre në BE nuk po e presin si formë të punës në të ardhmen. Ndërsa, çështja e raporteve Kosovë-Serbi nuk ka marrë ndonjë zgjidhje dhe nuk ka as ndonjë iniciativë të re pozitive dhe që garanton tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës. Çështja ka mbetur në vend.

Deklaratat e z Lajçek janë thjeshtë për konsum politik. Në kuadër të BE-së ka ndarje dhe dallime të mëdha për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit. Në kuadrin integrues shumë më afër se shtetet tjera është Serbia. Ky shtet e ka statusin e kandidatit për BE. Shqipërisë po i ofrojnë statusi i asociimit, që aktualisht e ka Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia etj. Ky është një status refuzues për integrim në kuadër të BE-së. E Kosova nuk ka asnjë status. Kosova nuk e ka as liberalizimin e vizave. Ndonjë status tjetër nuk është në diskutim në kuadër të BE-së. Edhe çështja e zhvillimit dhe e raporteve investuese në Ballkanin Perëndimor nuk është e njëjtë.

Serbia merr investime shumë më shumë se shtetet tjera e kanë një pozitë shumë të privilegjuar dhe qëndron shumë afër me politikën e Francës, Spanjës dhe të disa shteteve tjera. Franca është shumë afër Serbisë dhe po bënë veprime në llogari të saj. Në BE kemi një frenim në ndërtimin e raporteve të njëjta për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Franca dhe shumë shtete tjera janë dhe kanë deklaruar Asociacionin serb në Kosovë si formë të zgjidhjes gjoja të raporteve Kosovë-Serbi. Për Asociacion është edhe SHBA, RFGJ, Italia, Spanja. Është vetë BE. Këtej gjendet Kosova në pozitë të rëndë. Duket se BE përsëri, si në të kaluarën që veproje Evropa, qëndron përkrah shteteve sllavo-ortodokse. Asociacioni serb është subjekt vdekjeprurës për Kosovën. Ai krijon shtet serb dhe ndarja e copëtimi i Kosovës veç para programohet. Ky është vendim vdekjeprurës për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".