Leposaviq: Ia la në besë veturën në oborr, por ai ia shet

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 10:32
Leposaviq: Ia la në besë veturën në oborr, por ai ia shet

Një person është ankuar në Leposaviq se ia kishte lënë veturën në besë të dyshuarit në oborr, por ai ia ka shitur.

“Leposaviq 21.05.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia kishte shitur veturën të cilën e kishte lënë në mirëbesim në oborrin e të dyshuarit”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)