Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës: Për anëtarsimin, ka fusha ku duhet përmirësime

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 10:36
Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës: Për anëtarsimin, ka fusha ku duhet përmirësime

Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në një intervistë lidhur me aplikimin, ka folur Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Dora Bakoyannis, e cila ka qenë edhe ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Bakoyannis ka thënë se në disa fusha Kosova ka punuar mirë dhe shënuar progres, megjithatë ka theksuar se në disa fusha të tjera, si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, administrata publike e të tjera, ka nevojë për përmirësime.

Përveç këtyre, ish-shefja e diplomacisë greke ka thënë se Kosova duhet të që të përçojë dhe projektojë stabilitetin politik, besueshmërinë dhe vullnetin për të zgjidhur çështjet e vjetra, meqë një gjë e tillë është tejet e rëndësishme në këto kohë të vështira ku po kalon Evropa.

“Raporti për Kosovën i publikuar nga Komisioni Evropian në vitin 2021 është një dëshmi e vërtetë për progresin dhe përpjekjet që Kosova ka bërë drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe të Këshillit të Evropës. Kjo duhet të njihet dhe t’i atribuohet. Aty ka me të vërtetë gjetje inkurajuese në fushën e kornizave ligjore për të drejtat e njeriut dhe përputhjes me standardet evropiane. Megjithatë është një proces në vazhdim e sipër, dhe sektorë si administrate publike, reforma në drejtësi, dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdojnë të tregojnë nevojën për përmirësim. Çfarë është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe që do të luaj rol në formësimin e vullnetit politik në nivelin evropian, është polarizimi politik, para dhe pas zgjedhjeve. Në këto kohë të vështira në të cilat ka hyrë Evropa, mesazhi më i qartë që Kosova duhet të projektojë është stabiliteti politik, besueshmëria dhe vullneti për të zgjidhur çështjet e vjetra në mënyrë productive”, ka thënë Baokyannis.

(Kosova Sot Online)