Komuna e Shtimes ndan nga 100 euro për lehonat

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 10:48
Komuna e Shtimes ndan nga 100 euro për lehonat

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Komunës së Shtimës është votuar vendimi për ndarjen e shumës për shtesat prej 100€ për Nënat Lehona, propozuar nga Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, dhe iniciuar në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Këto mjete do të jepen në mënyrë retroaktive, për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022. Drejtoria përkatëse është në fazën e përgaditjes së procedurave dhe mënyrës së aplikimit.

Për fillimin e procedurës së aplikimit, formës dhe kohëzgjatjes do ju njoftojmë me kohë përmes ueb-faqes zyrtare të Komunës së Shtimes si dhe rrjeteve sociale.

Postimi:

https://www.facebook.com/officialKomunaShtime/posts/350393487216843

(Kosova Sot Online)