Berisha përlotet në fjalën e lamtumirës për ish-presidentin Nishani

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 14:06
Berisha përlotet në fjalën e lamtumirës për ish-presidentin Nishani

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha u përlot teksa mbante fjalën e lamtumirës për ish-presidentin Bujar Nishani.

“Do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi dhe do të kesh mirënjohjen e do jetosh gjithnjë në kujtesën tonë. Së fundi unë dua të shpreh sot një mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bënë gjithçka, që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë…U prehsh në paqe”, u shpreh Berisha.

Pikërisht teksa po mbyllte fjalën e tij, Berisha ndali për pak çaste. Mes lotësh ai shtoi: “U prehsh në paqe miku ynë i dashur, paqja dhe mëshira e Zotit le të bjerë mbi ty. I lehtë qoftë dheu i tokës tonë, lamtumirë”.

(Kosova Sot Online)