I jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani, Osmani: Populli i Kosovës, përherë mirënjohes

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 14:48
I jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani, Osmani: Populli i Kosovës, përherë mirënjohes

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani.

Ajo tha se në emër të qytetarëve të Kosovës nderoi veprën e tij, derisa përmendi se Nishani është kujdesur gjithmonë që Kosova të jetë lart në agjendën shtetërore të Shqipërisë.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë.  Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar. Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore”, ka shkruar Osmani.

Osmani shtoi se populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë.

“I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”.

Shqipëria sot ka shpallë ditë zie në nderim të ish-presidentit Nishani.

(Kosova Sot Online)