Lexoni edhe:
Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon!
Djali i vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, është gjetur dje pa shenja jete brenda një veture në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin.
Sipas Policisë, dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimkës është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë dhe një gëzhojë.
Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon!Lexoni edhe:
“Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete, dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se trupi i pajetë i Nazmi Grabovcit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ajo tha se në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet relevante dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ulaj tha se rasti është inciuar si “Hetim i vdekjes”, derisa zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se sipas informacioneve të para ka elemente të vetëvrasjes.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci.
Adem Grabovci ka folur mbrëmë pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës.
Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të forta dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rënien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë.
“Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë, Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë. NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shkroi Adem Grabovci.
“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)