Enver Hasani: Miroslav Lajçak është i interesuar vetëm për rrogën e tij

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 09:27
Enver Hasani: Miroslav Lajçak është i interesuar vetëm për rrogën e tij

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është i interesuar vetëm për pagën e tij.

Sipas Hasanit, diplomati sllovak nuk është i pari ndërmjetës evropian që s’ka bërë asgjë për dialogun në emër të Evropës.

“Lajçak shihet se nuk ka mandat. Por ka rrogë. Nuk ka marrë asnjë minus sepse nuk është i pari që nuk ka bërë asgjë si ndërmjetës i dialogut në emër të Evropës. Pagat e tyre po rriten, dhe ndodh si në Qipro, dhe Kosova po bëhet atraksion për zyrtarët e lartë evropianë.”, ka thënë Hasani raporton Gazeta Express.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë se nëse kryeministri Kurti s’dëshiron që të bllokohet në dialog duhet t’a përfshijë edhe opozitën në proces.

Ai tha gjithashtu se presidenti i Serbisë, Vuçiq vetëm sa do ta vonojë procesin e dialogut nëse Kosovë s’është kreative për ta gjetur një zgjidhje.

“Çdo zvarritje e kthen Kosovën në një problem të konfliktit të ngrirë dhe mund të ndodhë dhuna, siç ka ndodhur në të kaluarën. Por Vuçiq është i sigurt se Perëndimi po i shtyn ata ta zgjasin çështjen sa më gjatë. Nuk është vërtet vonë. Ekonomia serbe nuk po vuan nga investimet e huaja, ne vuajmë nga çdo gjë dhe fajin e ka Serbia”, ka thënë Hasani 

(Kosova Sot Online)