Arrestohet një serb në Istog për krime lufte ndaj civilëve

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 09:44
Arrestohet një serb në Istog për krime lufte ndaj civilëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte gjatë periudhës së luftës. 

Policia thotë se deri te identifikimi i tij arriti pas një pune hetimore.

“Fsh. Gurakoc, Istog  mars-maj 1998 Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ai me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime. Ai po hetohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

(Kosova Sot Online)