E rëndë: Një 80-vjeçar bën vetëvrasje në Burojë të Skenderajt

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 11:10
E rëndë: Një 80-vjeçar bën vetëvrasje në Burojë të Skenderajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në fshatin Burojë të Skenderajt, ku një person ka bërë vetëvrasje.

Mësohet se bëhet fjalë për një 80-vjeçar i cili i ka dhënë fund jetës, duke u varur në litar, në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

(Kosova Sot Online)