Interesim masiv i kosovarëve për t’u bërë policë, radhë të gjata për ekzaminime mjekësore

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 12:03
Interesim masiv i kosovarëve për t’u bërë policë, radhë të gjata për ekzaminime mjekësore

Interesim masiv i kosovarëve është parë në konkursin e fundit për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfunduar sot ekzaminimet sistematike mjekësore, përkatësisht testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinjë të Policisë së Kosovës, ku janë parë radhë të gjata.

Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë.

“Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.

E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë përcjellë, ndihmuar dhe mbikëqyrur këtë process”, ka njoftuar SHSKUK’ja.

(Kosova Sot Online)