Peshku del nga uji dhe i hidhet në gojë peshkatarit, mjekët ia heqin me operacion

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 09:29
Peshku del nga uji dhe i hidhet në gojë peshkatarit, mjekët ia heqin me operacion

Një peshkatar gati u mbyt për vdekje pasi një peshk doli nga uji dhe iu fut drejt e në fyt.

Peshku me gjemba “anabas” i ujërave të ëmbla u fut mes fytit dhe zgavrës së hundës së peshkatarit të pafat, ndërsa u përpoq të ikte përmes hundës.

Megjithatë, për shkak të thumbave ai po i shkaktonte dëme të konsiderueshme në brendësi peshkatarit dhe kur u hoq përfundimisht nga mjekët.

Mjekët mbetën të habitur në Spitalin Provincial të Phatthalung në Tajlandë kur peshkatari nxitoi t’u thoshte se një peshk i hodhi në gojë më 22 maj.

Ekipi kreu një radiografi dhe gjeti peshkun me gjemba 12.7 cm të gjatë brenda tij, shkruan oranews.

Oficeri i spitalit Sermsri Pathompanichrat tha:

“Mjekët tanë punuan shumë për të minimizuar dëmtimin në organet e pacientit tonë. Ata e kanë shpëtuar me sukses pacientin. Shanset që kjo të ndodhë janë shumë të vogla. Nuk kam parë kurrë më parë një rast të tillë.”

Pacienti i paidentifikuar kishte qenë duke peshkuar nën sipërfaqen e ujit kur ndodhi ngjarja. Ai tha se peshku iu hodh në gojë kur doli në ajër.

Tashmë peshkatari ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në spital nga plagët e marra nga operacioni.

(Kosova Sot Online)