Para 50 vjetësh në Ulqin, çfarë thonin turistët kosovarë për pushimet aty

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 10:03
Para 50 vjetësh në Ulqin, çfarë thonin turistët kosovarë për pushimet aty

Është rikthyer një video e realizuar para 50 vjetësh në Ulqin, ku ishin intervistuar disa punëtorë nga Kosova, që kishin shkuar për pushime atje. Storia ishte realizuar në vitin 1972.

Në përgjithësi, turistët nga Kosova deklaronin se janë të kënaqur me kushtet që ofroheshin atje.

“Punoj si vozitës qe 30 vjet. Kam ardhur qe 9 ditë për pushim këtu”, thoshte një punëtor nga Ferizaj.

Ai ishte në pushime bashkë me kolegët, të cilët i kishte dërguar sipërmarrja.

“Jam qe 10 ditë këtu. Jam i kënaqur. Na ka dërgu sipërmarrja. Po banojmë në Kala, shtëpi private”, tregonte një tjetë që ishte në pushime bashkë me të.

Një turist tjetër thoshte se kushtet mund të ishin edhe më të mira.

Po, në përgjithësi me thanë mirë, deri diku. Ka mujt me qenë edhe ma mirë.”

Turistët e tjerë kosovarë deklaronin se ishin shumë të kënaqur me kushtet.

“Jam shumë e kënaqur. Po rrezitemi mirë dhe po dalim pasdite gjithkah me shëtit. Po shkojmë nëpër hotele po vizitojmë dhe jemi shumë të kënaqur”, thoshte një turiste.

“Shumë shumë të kënaqun jemi. Unë vi këtu qe dy vjet, edhe jemi tepër të kënaqur”, tregonte një tjetër.

Disa deklaronin se do ta vizitonin sërish.

“Për të tretën herë jam në Ulqin, po më pëlqen Ulqini dhe për atë shkak kam ardh dhe vjet për vjet kam me ardh si të kam mundësi. Kam vërejt shumë ndryshime, më shumë janë duke ardh prej Kosovës. Plazha është e rregullume”, thoshte një turist tjetër.

(Kosova Sot Online)