Kurti takon kryediplomatin sllovak, i kërkon që Sllovakia ta njohë Kosovën

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 10:57
Kurti takon kryediplomatin sllovak, i kërkon që Sllovakia ta njohë Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka takuar ministrin e Jashtëm sllovak, Ivan Korcok në margjinat e forumit GLOBSEC që po mbahet në Bratisllavë.

Kurti ka shkruar se atij i ka shprehur nevojën që Sllovakia ta njohë Kosovën si pjesa dërrmuese e shteteve të BE-së dhe NATO-s.

“Shkëmbim informues me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë Ivan Korcok në GLOBSEC. Diskutuam rreshtimin e shteteve tona me demokracitë tjera për të sanksionuar invazionin rus në Ukrainë. Shpreha nevojën që Sllovakia t’i bashkohet shumicë dërrmuese të shteteve të BE-së dhe NATO-s për ta njohur Kosovën”, ka shkruar Kurti.

Sllovakia është njëra nga pesë shtetet e BE-së që akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Shtetet tjera të bllokut që s’e njohin Kosovën janë Spanja, Greqia, Rumania dhe Qipro.

(Kosova Sot Online)