Lexoni edhe:
Është koha e fundit për të vepruar, për ta çliruar gjyqësorin nga lidhja e ngushtë me krimin e organizuar
Shkruan:ANALISTI – Gani Qarri
Kërcënimet e hapura e të paprecedent të Aleksandër Vuçiqit, të lansuara drejtpërsëdrejti kundër lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës e kanë bërë tërësisht të pamundur rifillimin e dialogut me Serbinë fashiste.
-Deklaratë që ka vrarë çdo motiv dhe arsye për rifillimin e bisedimeve me një shtet okupator e gjenocidial si Serbia e cila përkundër të gjitha krimeve dhe gjenocidit të shkaktuar shtetëror kundër shqiptarëve të pambrojtur edhe 23 vite pas çlirimit, dhe dëbimit me luftë, të ushtrisë dhe policisë së saj okupuese, nga Kosova, vazhdon ta shpreh publikisht agresivitetin saj të papërmbajtur, duke u munduar ta imitojë Rusinë për agresion të hapur, kundër shtetit të pavarur e sovran të Republikës së Kosovës, me të cilat kërcënon rëndë paqen dhe stabilitetin politik e ushtarak në rajon.
Vet pamundësia e zgjidhjes për gati një vit, e një problemi aq minor siç është çështja e targave të makinave me Serbinë, si dhe mënyra skajshmërisht provokuese e betimit të kriminelit Aleksandër Vuçiq si president i Serbisë hegjemoniste, është treguesi më i qartë, se para çfarë vështirësish ndodhet edhe vet ri vazhdimi i dialogut dhe sa e largët dhe e pamundur duket arritja e marrëveshjes së obligueshme gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç jemi mësuar të dëgjojmë në vijimësi nga mediet dhe goja e diplomatëve vendor e ndërkombëtar.
E se sa i rrezikshëm dhe me tendencë për ta minuar e zhvlerësuar, krejt procesin e deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është betimi i presidentit serb dhe pretendimi i hapur i tij, për rikthimin e Kosovës nën ombrellën okupuese të Serbisë, e shpjegoi më së miri, në fjalimin e tij inaugurues, krimineli dhe pasardhësi i kasapit Millosheviq, Aleksandër Vuçiq me rastin e dhënies së betimit para parlamentit serb, duke mos hezituar të deklaroi publikisht para gjithë faktorit ndërkombëtar; se të gjitha fuqitë do t’ia përkushtoj ruajtjes së sovranitetit të Serbisë, duke përfshirë Kosovën si “pjesë të saj”!?
Prandaj leximi i një teksti të tillë të betimit, me 31 maj, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se angazhimi i tij parësor do të jetë sovraniteti i shtetit të Serbisë, përfshi në këtë edhe territorin e Kosovës, është një rast tjetër ideal që nga pala kosovare, medoemos duhet përdoret për denoncimin urgjent dhe të formës më të ashpër ndaj Serbisë, duke kushtëzuar edhe rifillimin e bisedimeve me këtë shtet okupator, pa distancimin nga një tekst i tillë shovinist i cili përbënë kërcënimit të hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të pavarur të Kosovës.
Korrupsioni degradim i shtetit dhe institucionit në Kosovë Lexoni edhe:
Madje lidhur me këtë deklaratë shantazuese të Vuçiqit, me të cilën ai kërcënon publikisht Republikën e Kosovës, duhet të kemi një reagim shumë më të zëshëm dhe më të fuqishëm, jo vetëm nga krerët e shtetit por edhe nga i gjithë spektri i gjerë politik në vend, duke dalë me një deklaratë dhe rezolutë të përbashkët, që dënon kërcënimet e hapura të Serbisë, ndaj vendit, nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo për vet faktin se pozicionimi i Vuçiqit në këtë pikë, nuk është vetëm një atak provokimi, por edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Kosovës dhe vet procesit të deritashëm të dialogut, me të cilin dëshmon publikisht se nuk ja vlen më, të rifillojë, as vije deri te vazhdimi i bisedimeve në të ardhmen, nëse për këtë kërcënim të hapur nuk reagojnë me vendosmëri ndërkombëtarët, dhe detyrojnë kriminelin Vuçiq të distancohet nga fjalimi i tij, nëse ata të cilët kanë rolë në cilësinë e ndërmjetësuesit, lehtësuesit dhe vëzhguesit të dialogut mes dy vendeve, mendojnë vërtetë për arritjen e një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë ndërmjet të dy vendeve dhe ruajtjen e paqes e të sigurisë në rajon, që me deklarata të tilla, i kërcënon dhe vë hapur në pikëpyetje vet Serbia fashiste.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".