Marine Le Pen goditet me breshëri vezësh, rrethohet menjëherë nga sigurimi

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 12:04
Marine Le Pen goditet me breshëri vezësh, rrethohet menjëherë nga sigurimi

Ish-kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen është gjendur në një situatë të sikletshme.

Ajo është sulmuar me vezë në mes të qytetit të Saint-Amand-les-Waters (Veri).

Mediet franceze shkruajnë se Le Pen ishte duke ecur në trotuar kur u shënjestrua nga një breshri vezësh.

Shumë shpejt, shërbimi i saj i sigurisë e rrethoi për ta mbrojtur nga çdo “predhë” tjetër. Më pas, ajo u shoqërua brenda ambienteve të Guillaume Florquin, ku mundi të vinte në vete.

Autori është ende i panjohur, ndërsa Le Pen nuk ka folur për sulmin.

(Kosova Sot Online)