Gjakovë: Tri femra rrahen mes vete, arrestohen

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 09:10
Gjakovë: Tri femra rrahen mes vete, arrestohen

Tri femra janë arrestuar në Gjakovë, pasi u rrahën mes vete.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në ora 09:30, ka raportuar Policia e Kosovës.

Nuk janë dhënë detaje për motivet që çuan në rrahjen e këtyre femrave mes vete.

Pos që ato kanë sulmuar edhe një femër tjetër.

Pasi u intervistuan, me vendim të prokurorit ato janë liruar me procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)