Isa Mustafa duhet të na tregon, pse po e pengon qeveria me aksionet kundër krimit të organizuar në Veri të Kosovës!

Isa Mustafa duhet  të na tregon, pse po e pengon qeveria  me aksionet kundër krimit të organizuar në Veri të Kosovës!
Isa Mustafa duhet  të na tregon, pse po e pengon qeveria  me aksionet kundër krimit të organizuar në Veri të Kosovës!

Hajrullah Tërnava

  • 06 June 2022 - 07:38

Shkruan:ANALISTI – Hajrullah Ternava

Kritikat absurde dhe diletante të Isa Mustafës ndaj qeverisë dhe institucioneve të rendit e të drejtësisë, për aksionet antikrim në veri, na bëjnë të dyshojmë për lidhjen që mundë të kenë pasur në të kaluarën edhe vetë ish pushtetarët në ato veprime të paligjshme, prandaj flasin e ankohen për përfitime personale dhe të grupeve mafioze të nëntokës kriminale, me të cilat kanë bashkëvepruar dhe kanë bashkëjetuar, kurse tani me ndjekjen dhe kapjen e tyre ngjallet frika për tu zbuluar edhe veprimtaria e tyre e tërësishme e inkriminuar ju kundërvihen dhe i kritikojnë veprimet e tilla.

-Ata që ishin gjatë në pushtet, e tani janë jashtë pushtetit si të pensionuar, nuk po mundë të pajtohet me realitetin dhe ndëshkimin që e kanë marr nga vota e sovranit. I tillë është edhe ish kryeministri Isa Mustafës që mundë të llogaritet si i dështuar në qeverisjen e tij. Ai megjithatë tani s’pajtohet dhe prapë dëshiron që të jetë në vëmendjen e adhuruesve të LDK, edhe pse ai është përgjegjësi kryesor që këtë parti e ka pru në këtë gjendje të mjerueshme, që në zgjedhjet e fundit kur ishte në koalicion me AKR, fituan vetëm 12%. Me këtë u dëshmua se partinë të cilën e ka udhëhequr Isa Mustafa, tani vështirë se në një kohë të gjatë do arrij më që ta ngritin në atë nivel që të jetë si parti e parë apo edhe e dytë, sepse elektorati i LDK është tepër i zhgënjyer në ata që e udhëhoqën mbi 10 vite këtë parti dhe e devalvuan në mënyrën më denigruese.

Prandaj pa ndërrimin e të gjithë atyre që kanë qëndruar në krye të kësaj partie, po ashtu edhe në komisione të ndryshme udhëheqëse apo edhe kryetarët e degëve që duhet të ndërrohen për një freskim të ri me kuadro të reja, dhe deri sa të bindet elektorati në këto ndryshime, vështirë që LDK mund të ngritet dukshëm, sepse Isa me bashkëpunëtoret e tij u bënë bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të dëgjueshëm të partisë PDK, e sidomos të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kështu bënë edhe ndaj të tjerëve të asaj partie, dhe çfarë ata kërkonin nga ajo udhëheqësi e LDK-se, ata jua u kryenin punët çfarë i dëshironin udhëheqësit e PDK-së. Kjo sjellje nënshtruese ndaj PDK-së dhe SHIK-ut e bënë Isa Mustafën qesharak dhe me karakter të sjelljes diletante. Si njeri diletant dhe i dështuar që është , akuzat dhe kritikat e ish kreut të LDK-s, dhe ish kryeministër i Kosovës Isa Mustafa, i cili i është kundërvënë Qeverisë Kurti në aksionet e saj për rend dhe ligj në Veri të vendit, në luftë kundër krimit dhe korrupsionit, duke deklaruar se Kryeministri Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e kanë zgjedhur mënyrën më të gabuar të zgjidhjes së problemeve me qytetarët serb sepse ata po komunikojnë përmes njësive special dhe jo me qasje demokratike dhe përpjekje për bindje institucionale e politike, janë sjelljet më të ulëta dhe të pa moralshme të një politikani.

Sikur që dihet, të gjitha aksionet antikrim që institucionet e drejtësisë i kanë ndërmarr në veri të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe, me qëllim të instalimit të shtetit të së drejtës, zbatimit të ligjeve dhe kushtetutës e luftës kundër kontrabandës e krimit të organizuar, kanë gjetur mbështetje të fuqishme edhe tek miqtë ndërkombëtar, madje për qasjen e qeverisë ndaj krimit dhe kontrabandës, informalitetit që zhvillohet në zonat kufitare me Serbinë, të banuara nga shumica serbe dhe të kontrolluara nga strukturat ilegale kriminale, institucionet e shtetit kanë marr mbështetje të fuqishme edhe gjatë raportimit të fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga shumica e pjesëmarrësve në diskutime.

Mirëpo duket që Isa Mustafës nuk i paska bërë fare përshtypje mbështetja e fuqishme ndërkombëtare qeverisë së Kosovës në luftë kundër krimit. Kritikat absurde dhe diletante të Isa Mustafës ndaj qeverisë dhe institucioneve të rendit e të drejtësisë, për aksionet antikrim në veri, na bëjnë të dyshojmë për lidhjen që mundë të kenë pasur në të kaluarën edhe vetë ish pushtetarët në ato veprime të paligjshme, prandaj flasin e ankohen për përfitime personale dhe të grupeve mafioze të nëntokës kriminale, me të cilat kanë bashkëvepruar dhe kanë bashkëjetuar, kurse tani me ndjekjen dhe kapjen e tyre ngjallet frika për tu zbuluar edhe veprimtaria e tyre e tërësishme e inkriminuar ju kundërvihen dhe i kritikojnë veprimet e tilla. Sido që të jetë, kritikat e Isa Mustafës e vasave të tij të vegjël, nuk duhet të ndikojnë në zmbrapsjen e qeverisë në projektin antikrim. Prej kësaj qeverie në pushtet kërkohet që të luftohen të gjitha të këqijat e deritashme që iu kanë bërë vendit tonë, dhe hiq pa hezitue, aty ku zbulohen te inkriminuarit qofshin edhe ata që ishin Kryeministra apo Ministra. ndaj të gjithë atyre të ndërmerren masat ligjore sikur ndaj çdo krimineli që ka kryer vepra të turpshme kriminale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".