Shtetasi i Marokos gjendet i vdekur në Lipjan

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 09:14
Shtetasi i Marokos gjendet i vdekur në Lipjan

Policia njofton se mëngjesin e djeshëm në Lipjan është gjetur pa shenja jete një shtetas i Marokos.

Policia thotë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit tupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Lipjan 05.06.2022 – 09:15. Raportohet se është gjetur një trup i pajetë mashkull shtetas i Marokos. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)