U vra dhe më pas u hodh në përrua, del fotoja e shqiptares, ishte martuar para një viti

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 09:48
U vra dhe më pas u hodh në përrua, del fotoja e shqiptares, ishte martuar para një viti

Kjo është 35-vjeçarja shqiptare Nevila Pjetri, e cila u gjet e vrarë të dielën në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara të Italisë.

Sipas mediave italiane ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë. Karabinierët kanë gjetur makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma. Po ashtu, autoritetet janë vënë në kërkim të një makine, në të cilën disa dëshmitarë thonë, se ka hipur gjatë orëve të vona të natës, Nevila Pjetri.

Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Por vrasësi ishte siguruar që të mos linte asgjë gjurmë në vendin e krimit. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. As rrobat e humbura të saj, çanta e dorës apo dokumentet e viktimës nuk janë gjetur.

Nevila Pjetri gjithashtu është një emër i njohur dhe për autoritet shqiptare. 35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009-të është arrestuar për prostitucion.

Sipas hetimeve, Pjetri ishte martuar me një shqiptar para një viti. Ata nuk kishin fëmijë. Bashkëshorti i saj është kopshtar dhe banonin së bashku në një zonë në Massa.

(Kosova Sot Online)